Conte ka dy fjalë për debutimin e Eriksenit

03 shkurt 2020 | 13:21

Christian Eriksen debutoi me Interin në Serie A, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë ndaj Udineses të cilën djelmoshat e Antonio Contes e fituan me rezultat 2-0.

Conte edhe pse e zëvendësoi herët mesfushorin danez, wshtw shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij.

“Unë mendoj se për dikë që mbërriti pesë ditë më parë këtu, starti është mjaft i mbarë. Nuk duhet të harrojmë se duhej të nxitonim me aktivizimin e Eriksenit, ngaqë na mungonin disa mesfushorë. Ai ka pasur një ndikim pozitiv në të dyja ndeshjet që ka luajtur. Natyrisht, duhet të adaptohet me stilin tonë të futbollit dhe të gjejë nivelet e duhura të fitnesit për Serie A. Gjithsesi, jam shumë i kënaqur me debutimin e tij të plotë”, ka thënë Conte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh deputet, Fatmir Limaj, në fjalën…