Limaj, Kurtit: Sillu si kryeministër, ule kokën dhe mëso se si funksionon shteti

03 shkurt 2020 | 13:17

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh deputet, Fatmir Limaj, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit i ka sugjeruar Albin Kurtit që ta ul kokën dhe të sillet si kryeministër.

“Sugjerimi është që ta ulësh pak kokën, dhe sillu si kryeministër i Kosovës. Ule kokën dhe nisja e puno dhe ndërroje traken e opozitarizmit”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se mandatari ynë në të kaluarën nuk e ka kursyer gjuhen e urrejtjes.

“Duhet të jesh i kujdesshëm për veprimet që i bën, sepse ato nuk harrohen. Albini ka shumë punë për të përmirësuar për të ndryshuar nga Albini i opozitës. Historia nuk fillon me ju dhe as me ne, Kosova ka histori shumë të gjatë para nesh. Do të përshëndes çdo të mirë që bën kryeministri i vendit tim, sepse çdo punë e mirë i shërben Kosovës”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka thënë se Kurti nuk është ngritur para flamurit të Kosovës.

“Ky nuk e di se Kosova ka shtet, nuk bëhet shteti me fjalime e me filma. Ule kokën dhe mëso se si funksionon shteti”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demalijaj,…