Conte: Kishim mundësi ta mposhtim Barcelonën

11 dhjetor 2019 | 13:27

Skuadra e Interit është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi humbi ndeshjen kryesore ndaj Barcelonës (1-2).

Trajneri Antonio Conte, ka thënë se lojtarët e Interit luajtën shumë mirë, por që u mungoi saktësia për të shënuar gol.

“Ne i patëm mundësitë për ta fituar ndeshjen, i krijuam rastet, mirëpo na mungoi ajo saktësia e rëndësishme për t’i konvertuar ato raste në gola. Nuk kam asnjë ankesë, pasi që lojtarët e mi dhanë gjithçka nga vetja. Neve na mungoi një gol dhe pastaj pranuam gol në qoshen tjetër dhe ishim në deficit 2-1, që na shkatërroi me të vërtetë”, ka thënë Conte.

“Unë u zhgënjeva edhe për tifozët në ‘San Siro’, pasi që ata na nxitën që nga fillimi e deri në fund dhe e krijuan një atmosferë të mrekullueshme. Duhet të kishte përfunduar ndryshe. Mendoj se merituam më shumë nga ky grup. Por, mendoj se është një përvojë e vlefshme. Ne dëshironim të kualifikohemi, kështu që është zhgënjyese për të gjitha tani. Por, siç u thashë atyre, duhet ta ngremë kokën lart sërish”, ka deklaruar Conte.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucioni i Avokatit të Popullit me rastin e shënimit të…