Conte: Ndaj Barçës luajmë për t’u kualifikuar

10 dhjetor 2019 | 15:03

Skuadra e Interit sonte (e martë) e zhvillon ndeshjen më të vështirë deri tash, pasi i duhet fitorja ndaj Barcelonës për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se skuadra e tij synon të kualifikohet në mesin e gjashtëmbëdhjetë skuadrave më të mira.

“Është ndeshje e rëndësishme, natyrisht. Ne luajmë për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt dhe ky është moment i rëndësishëm Ne duam të vazhdojmë të luajmë në këtë garë, me lojtarë të cilëve u duhet përvoja. Barcelona është shumë e fortë dhe e ka siguruar vendin e parë në grup. Kjo nënkupton se ata do të luajnë pa presion. Kjo nuk ndryshon asgjë, megjithatë. Ne duhet të luajmë mirë, të japim gjithçka nga vetja”, ka thënë Conte.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll më 12 janar e zhvillon…