Conte paraqet kandidaturën për përzgjedhës të Italisë
07 prill 2026
| 16:13
Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka paraqitur kandidaturën për postin vakant të selektorit të Italisë.
Italia dështoi të kualifikohet në Kupën e Botës dhe selektori Gennaro Gattuso dha dorëheqje.
Conte edhe më herët ishte selektor i Italisë.
“Po të isha president i Federatës, do të konsideroja vetveten. Në mesin e të tjerëve është e drejtë që emri i Antonio Contes të jetë në mesin e kandidatëve. Për shumë arsye. Isha me ekipin nacional, i njoh rrethanat”, ka thënë 56-vjeçari për “Gazzetta dello Sport”.
Conte ka drejtuar “azzurrët” nga viti 2014 deri në vitin 2016.
Ai e mori drejtimin e Italisë pas Botërorit në Brazil dhe e udhëhoqi Italinë në Euro 2016. Italianët u eliminuan në çerekfinale nga Gjermania.



