Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

07 prill 2026 | 15:20

Xhiroja e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll është shumë interesante, pasi do të përcaktohen shumë gjëra para se të nisin garat e “play-off”-it.

Kjo xhiro nis të mërkurën dhe mbyllet të enjten dhe gara për të shmangur rënien nga Superliga është jashtëzakonisht interesante.

Prishtina i ka 37 pikë në vendin e gjashtë kurse Vëllaznimi e Rahoveci 029 i kanë nga 36 pikë dhe janë në dy pozitat e fundit në tabelë.

Vendi i gjashtë siguron plejofin, i shtatë garanton mbetjen në Superligë, ndërsa i teti dërgon në kategorinë e dytë.

Prishtina luan në Mitrovicë ndaj Trepçës, Vëllaznimi e pret Pejën dhe Rahoveci 029 përballet në udhëtim me Golden Eagle Yllin, ndeshje këto që zhvillohen të mërkurën nga ora 18:45.

Ndërkohë, dueli i fundit jo vetëm për këtë xhiro por edhe për mbylljen e pjesës rregullt të stinorit, Bashkimi – Bora, luhet të enjten në Prizren nga ora 18:45.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve rikthehet sonte në aksion. Sot do të…