
Conte: Titull fantastik, dalja nga Liga e Kampionëve ishte vendimtare
Antonio Conte është arkitekti i rikthimit të zikaltërve te titulli kampion pas 11 vitesh. Strategu italian është shfaqur shumë i lumtur pas këtij suksesi që vjen katër javë para fundit të kampionatit.
“Ky është një nga sukseset e mia më të rëndësishme në karrierë. Momenti më vendimtar ishte java kur dolëm nga Liga e Kampionëve, kur kishte kritika të ekzagjeruar. Nuk ishte e thjeshtë, sepse ishte një grup djemsh jo të mësuar për të qenë kompetitiv. Kemi qenë shumë të zotë dhe të bashkuar, për të kaluar këto kritika të ekzagjeruar, për të qenë më të fortë. A do të qëndrojë tek Interi? Do të kem kohën e nevojshme për të bërë atë që bëra, tani dua ta shijoj titullin. Mungojnë edhe 4 ndeshje, kemi fituar kampionatin katër javë para fundit, kjo është fantastike. Juve-Inter? Do të shkojmë për të luajtur dhe kaq, Do të jetë kënaqësi që të kthehem në Juventus Stadium si kundërshtar”, ka deklaruar Conte.