Costa dënohet me gjashtë muaj burg

04 qershor 2020 | 14:46

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa është dënuar me gjashtë muaj burg për mashtrim taksash në Spanjë. Sipas gazetës “El Mundo Deportivo”, ish-ylli i Chelseat nuk do të kalojë asnjë ditë prapa hekurave, pasi ai ka pranuar të paguajë gjobën në vend të mbajtjes së burgut.

Dënimi me burg u zëvendësua me një gjobë 12-mujore me anë të së cilës lojtari do të paguajë një normë prej 100 eurosh në ditë gjatë një viti.

Vendimi u konfirmua në një gjykatë të Madridit të enjten me 31-vjeçarin duke u deklaruar fajtor për mashtrim të shtetit spanjoll prej 1,1 milion eurosh mos-deklarim të taksave pas kalimit më 2014 në “Stamford Bridge”. Costa tashmë rimbursoi Thesarin shtetëror disa muaj më parë me shumën prej 1.1 milion eurosh që ai i iu shmang gjatë vitit financiar 2014. Thesari Spanjoll gjithashtu ka vendosur që Costa nuk e ka paguar plotësisht kontratën e reklamimit që ai nënshkroi me Adidas në vlerën 800 mijë euro, në lidhje me të drejtat e tij të imazhit.

Nuk ka asnjë provë që lojtari ka përdorur ndërmarrje ‘off-shore’ ose skema tjera për të fshehur të drejtat e tij të imazhit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i FC Drita, Kastriot Rexha është i bindur se…