Costa: Duhet të jemi të bashkuar për paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

16 maj 2025 | 13:44

Në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i këshillit Evropian, Antonio Costa, ka bërë thirrje për unitet dhe përkushtim të përbashkët për paqe, duke e cilësuar sigurinë e Ukrainës si pjesë të sigurisë së vetë Evropës.

“Duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet të arrijë të sjellë një paqe afatgjatë për Ukrainën. Siguria juaj është edhe siguria jonë, i dashur Vladimir”, ka thënë Costa.

Ai ka theksuar edhe rëndësinë e ndërhyrjes evropiane për paqe në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se dështimi për të vepruar do të minonte jo vetëm sigurinë e kontinentit, por edhe autoritetin moral dhe politik të Evropës në skenën ndërkombëtare.

“Duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’i a dalë të sjellë një paqe afatgjatë për Ukrainën. Siguria juaj është edhe siguria jonë i dashur Vladimir. Duhet t’ia dalim mbanë për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, nëse nuk e bëjmë, minohet siguria jo vetëm e Evropës por edhe autoriteti i saj”, ka thënë Costa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalë hyrëse…