Costa mund të dënohet nga tri deri në pesë deri ndeshje dhe me 100 mijë euro

17 shtator 2018 | 15:57

Ylli i Juventusit, Douglas Costa mund të përballet me një dënim prej së paku tri ndeshje dhe një gjobë deri në 100 mijë euro, pasi e ka pështyrë në fytyrë Federico Di Francesco e Sassuolos.

Braziliani nuk ishte në ditën e tij, pasi më herët e kishte goditur me bërryl Di Francescon dhe pastaj edhe me kokë.

Ai është ndëshkuar me kartonë të kuq, falë VAR-it. Douglas Costa do të ballafaqohet me një ndalim të gjatë, kur sanksionet disiplinore të lëshohen nesër.

“Gazzetta dello Sport”, ka parashikuar ndalim prej tri ndeshjes për Costan. Ndeshjet që ai do të mungojë janë me Frosinone jashtë, Bolonjën në shtëpi dhe Napolin në Torino.

Nëse sjellja e tij konsiderohet shumë e dhunshme, dënimi mund të shkojë deri në pesë ndeshje. Ai mund të dënohet edhe me para nga 100 mijë euro deri në 200 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e…