Costa para vizitës në Kosovë e rajon: Zotimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor është real
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka dhënë një zotim konkret për vendet e Ballkanit Perënsimor, para se gjatë kësaj jave të nisë vizitën e tij në rajon.
Ai ka theksuar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Costa ka bërë të ditur se do të qëndrojë në gjashtë partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm evropian për rajonin.
“Këtë javë do të vizitoj gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë për Ballkanin Perëndimor është real; dhe po ashtu është reale edhe mundësia e zgjerimit”, ka theksuar Costa në një postim në rrjetet sociale.
Costa pritet të zhvillojë takime me liderët e vendeve të rajonit për të diskutuar procesin e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme në këtë drejtim, raporton Klankosova.tv.



