Costa preferon kalimin në United

11 shkurt 2019 | 13:25

Ylli i Juventusit, Douglas Costa, duket se do të pëlqente një transferim te skuadra e Manchester Unitedit. Costa është aktualisht joaktiv, pasi ka pësuar një aksident me veturë, i cili i ka pamundësuar atij paraqitjen me skuadrën.

Por, ai duket se është aktiv në rrjetet sociale, ku në ‘Twitter’ ka pëlqyer një postim i cili fliste për një kalim të mundshëm të tij tek Unitedi. Ky veprim ishte ‘zbuluar’ nga tifozët.

Më pas, disa orë më vonë, ishte fshirë nga ylli brazilian. Vlen të ceket se në atë postim thuhej se Costa mund të kalojë në ‘Old Trafford’ për 60 milionë euro.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka bërë me dije se…