Coutinho: Kam synime të mëdha me Bayernin

19 gusht 2019 | 16:12

Philippe Coutinho është prezantuar si lojtar i ri i Bayern Munchen.

Futbollisti brazilian i është bashkuar gjiganteve gjerman në formë huazimi, kurse ka bërë me dije se ka synime të mëdha më skuadrën e tij të re.

Fotografia e Une jam BAVAREZ

“Për mua, ky transferim do të thotë një sfidë e re në karrierë. Vij në një vend të ri, por në një nga klubet më të mira në Evropë. Unë mezi po pres të luaj këtu. Si Bayerni, edhe unë kam ambicie të mëdha. Jam i bindur që mund t’i arrijmë objektivat e klubit së bashku me shokët e mi të rinj të skuadrës”, ka thënë Coutinho.

Fotografia e Une jam BAVAREZ

“Trajneri do të vendosë se ku të luaj, por pozicioni im favorit është 10-sh. Besimi që është treguar është shumë e rëndësishme për mua, dhe shpresoj që të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe të fitoj shumë tituj”, ka deklaruar Coutinho.

Fotografia e Une jam BAVAREZ

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​Pas akuzave e kundërakuzave se vendimi për hapjen e konkursit…