Coutinho kërkohet nga dy klube angleze

31 mars 2020 | 19:30

Philippe Coutinho mund të rikthehet në Premier Ligë, pasi Manchester Unitedi e Leicester City po bëjnë përpjekje për të transferuar, shkruan “Diario Sport”.

Coutinho ka shprehur dëshirën të kthehet në Premier Ligë e Anglisë.

Tottenhami po ashtu është duke e përcjellë Coutinhon. Por, në garë janë futur Unitedi e Leicester City.

Coutinho është i huazuar te Bayerni, mirëpo ka pak gjasa që klubi gjerman të përdor opsionin për të bërë transferimin e plotë për 120 milionë euro. Coutinho këtë stinor në 32 ndeshje në të gjitha garat i ka shënuar nëntë gola dhe asistuar tetë tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komumës së Drenasit ka komentuar përgjigjen e Gjykatës…