Covid-19, dy viktima dhe 74 raste të reja në Shqipëri

07 korrik 2020 | 11:49

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, ka bërë me dije se janë shënuar dy viktima në 24 orët e fundit dhe 74 raste të reja me koronavirus.

Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82-vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastrës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1 744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë, raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkodran Mustafi dhe Arsenali duket të jenë afër një marrëveshjeje…