Covid-19, mijëra gjermanë në protestë kundër masave shtrënguese

17 maj 2020 | 09:04

Gjermania është një ndër vendet europiane që ka menaxhuar më mirë pandeminë dhe këtë e tregojnë dhe shifrat e vdekshmërisë si pasojë e koronavirusit.

Ajo ka qenë një ndër vendet e para që kanë liruar masat shtrënguese dhe ditën e shtunë nisi dhe futbollin elitar, por pa dyshim që me stadiume të boshatisura.

E megjithatë njerëzit janë të pakënaqur. Mijëra persona kanë dalë në rrugë në qytetet kryesore për të kërkuar nga qeveria gjermane që të lehtësojë dhe më tej masat për t’i hapur rrugë ekonomisë të rikthehet aty ku ishte.

Qindra prej tyre zaptuan sheshet kryesore, mes tyre edhe atë përpara parlamentit, duke zbatuar me sa kishin mundësi distancimin social. Protestuesit mbanin në duar kopje të kushtetutës gjermane dhe kërkonin zbatimin e lirive të tyre.

Një protestë e ngjashme u shënua dhe javën e kaluar në disa qytete të Gjermanisë, ku pati përplasje dhe me forcat e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për menaxhimin e…