Covid-19 mund të lërë pasoja edhe tek ata që e kanë kaluar pa simptoma të rënda

03 qershor 2020 | 08:55

Njerëzit e diagnostikuar me koronavirus mund t’i vuajnë pasojat e tij për një kohë të gjatë. Madje virusi shkakton dëme në mushkëritë dhe organizmin e njerëzve që e kanë kaluar pa simptoma të rënda.

Profesor Roberto Pedretti thotë se duhet t’u kushtohet një rëndësi e madhe edhe pasojave që lë virusi pasi largohet.

Pacientët e shëruar nga Covid-19 mund të vuajnë më pas nga fibroza pulmonare dhe mund të kenë probleme me frymëmarrjen për disa muaj.

Madje, edhe njerëzit që kanë mushkëri të forta, pasi kalojnë koronavirusin mund të shfaqin probleme me funksionimin e tyre.

Gjithashtu, studimet kanë treguar se në disa raste, virusi mund të shkaktojë probleme në tru apo në organe të tjera si veshkat, zemra apo në qelizat e gjakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liza Gashi, zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe…