Covid-19 në Shqipëri: 136 raste të reja, 6 të vdekur dhe 74 të shëruar në 24 orët e fundit

09 gusht 2020 | 16:44

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 136 persona janë konfirmuar pozitivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se mjekët familjar në të gjithë vendin janë duke monitoruar çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me Covid-19, që janë në shtëpitë e tyre.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë duke u trajtuar 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, ku 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, janë duke marrë trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët janë duke u trajtuar sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53-vjeçar nga Tirana. Gjithashtu në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61-vjeçar nga Tirana, një 62-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 77-vjeçar nga Pogradeci dhe një 87-vjeçare nga Shkodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat e Qeverisë kundër Covid-19, që kufizojnë orarin e punës,…