Covid-19 për disa muaj mbylli afro 100 biznese në Kosovë

07 dhjetor 13:11

Situata pandemike e krijuar si pasojë e Covid-19 përpos që ka prekur shëndetit e shumë qytetarëve, ka ndikuar në masë të madhe edhe në situatën ekonomike.

Që nga muaji mars kur edhe janë konfirmuar rastet e para me koronavirus, vendit i janë shtuar telashet edhe sa i përket sigurimit të jetesës për qytetarët.

Për disa muaj radhazi, rreth 80 mijë qytetarë kanë humbur vendin e punës, shifër kjo që rrezikon të shkojë në 100 mijë deri në fundvit.

Por jo vetëm kaq. Si pasojë e përhapjes së madhe të virusit Covid-19, në Kosovë janë mbyllur 96 biznese.

Kjo është bërë me dije nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Në një përgjigje dhënë për “lajmi.net”, Zyra për Informim e ATK-së, ka bërë me dije se janë afro 100 biznese të cilat nuk arritën t’i bënin ballë situatës së krijuar nga ky virus.

“Numri i bizneseve të çregjistruara nga muaji marse deri me tani është 96”, është thënë në përgjigjën e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, e…