Covid-19 shkakton protesta në Afrikë, dhunë në Johannesburg për mungesën e ushqimeve

19 prill 2020 | 09:18

Shqetësimi ka përfshirë Afrikën, me protesta për shkak të mungesës së ushqimeve dhe dislokimin e ushtrisë për të rithyer qetësinë, në një kohë kur kriza e koronavirusit ka përfshirë kontinentin.

Protestat kanë shpërthyer në Cape Town, në Lesotho autoritetet kanë nxjerrë ushtrinë në rrugë ndërsa në Nigeri është regjistruar zyrtari i parë që ka humbur jetën nga virusi vdekjeprurës.

Sipas të dhënave më të fundit të Qendrës Afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve, deri tani në Afrikë regjistrohen më shumë se 1000 viktima si pasojë e koronavirusit. 52 nga 54 vende afrikane janë prekur nga pandemia, për një total prej 19 800 personash të prekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjigandi farmaceutik zviceran “Roche” tha të premten se së shpejti…