Covid-19, Shpend Ahmeti thotë se është koha për rihapje

24 maj 2020 | 22:38

Për herë të parë sot Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me Covid-19 që nga data 13 mars.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të gjitha mostrat e dyshuara me Covid-19 për 24 orët e fundit në nivel vendi kanë rezultuar negative, ndërkohë që janë katër të shëruar.

Pas këtij lajmi ka reaguar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se tani është koha për rihapjen e vendit.

“0 – zero raste #rihapja”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me Covid-19. Prej tyre, 789 janë shëruar dhe 29 persona kanë vdekur.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një komunikim live në…