COVID ia merr jetën presidentit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu

05 dhjetor 2020 | 14:01

Është ndarë nga jeta Presidenti i TV Fax News, Kasem Hysenbelliu.

Ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me koronavirusin.

Kasem Hysenbelli ishte i infektuar me COVID-19 dhe prej ditësh po merrte trajtim mjekësor të specializuar në Turqi.

Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar dhe këtë të shtunë, mësohet se Hysenbelliu e ka humbur betejën me Covid-19, duke ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros…