Covidi detyron Belgjikën ta ndalojë prostitucionin

30 shtator 2020 | 09:13

Belgjika ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus në javët e fundit dhe kjo gjë ka detyruar autoritetet për të menduar rreth disa masave shtrënguese të reja për të mbajtur kurbën në kontroll.

Qyteti më i goditur nga pandemia është Brukseli, i cili raporton pozitivë më shumë se 10 % të të testuarve çdo ditë, shifër kjo që është rritur ndjeshëm krahasuar me javët e kaluara.

Për këtë arsye, mes masave të tjera, autoritetet vendosën ta pezullojnë dhe aktivitetin e prostitucionit, i cili ka ndikuar në shtimin e rasteve. Gjithashtu, janë mbyllur dhe hotelet dhe u dërguan efektivët e policisë për t’i informuar punonjëset e seksit se duhet t’i zbatojnë masat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari, njëherësh ushtruesi i detyrës i kreut të OVL UÇK-së,…