Covidi në Itali, 390 viktima dhe 12 mijë raste të reja

20 prill 2021 | 22:13

Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 12,074 raste të reja me koronavirus nga 294,045 testime të kryera.

Shkalla e pozitivitetit është 4.1%, nga 6% një ditë më parë. Sipas të dhënave të publikuar, sot janë shënuar 390 vdekje, ndërsa 22,453 janë të shëruar.

Ka 3,151 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid në Itali. Nga ana tjetër, në pavijonet e zakonshëm, 23,255 njerëz janë të shtruar në spital, më pak se 487 krahasuar me dje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është një nga 12 klubet themeluese të Superligës së…