Barcelona ende nuk ka vendosur për pjesëmarrje në Superligën e Evropës

20 prill 2021 | 22:07

Barcelona është një nga 12 klubet themeluese të Superligës së Evropës, por duket se jo zyrtarisht dhe ka pengesa të tjera për të shkuar deri atje.

Joan Laporta, presidenti i ri, duket se nuk dëshiron të marrë vendime i vetëm dhe këtë ia ka komunikuar edhe drejtuesve të kompeticionit në tentativë për t’u krijuar.

Siç raportohet nga mediet spanjolle Laporta ka bërë me dije se Barcelona do të marrë pjesë ne Superligë vetëm nëse Bordi i Aksionarëve të klubit e miraton këtë vendim.

Kështu, Barcelona ende nuk ka vendosur përfundimisht. Në rast se klubi spanjoll vendos të mos bëhet pjesë e Superligës në kontratë është përcaktuar se nuk do ketë asnjë penalizim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuredin Drenica ka thënë për Kanal10 se aktualisht gjendet në…