Drenica: Nuk kthehem në Kosovë, pa u kthyer Hashim Thaçi (Video)

20 prill 2021 | 22:01

Nuredin Drenica ka thënë për Kanal10 se aktualisht gjendet në Malmo të Suedisë dhe se nuk e ka ndërmend që të kthehet në Kosovë, deri në kthimin e çlirimtarëve.

“Momentalisht jam në qytetin e Malos të Suedisë. E kam thënë dhe nuk tërhiqem prapa. Unë e parashoh që Kosova është aty dhe e kam thënë sepse edhe pranvera është vonuar shumë dhe lulet nuk po qelin pa çlirimtarët tanë. Të qëndrojnë në Hagë, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati e Haradinaj në Hagë është një gjë që unë mendoj që është montim. Kjo për mu është më shumë se tmerr”, ka thënë ai.

Tutje Drenica tha se me veti në Suedi e ka marr edhe dheun e Kosovës.

“E kam marr baltën e Kosovës me veti. Nuk e kam vërejtur. Njerëzit më shikon in. Por pa problem e kam marr baltën e vendit tim në Suedi. Unë nuk do të kthehem në Kosovë pa presidentin Thaçi, pa Kadri Veselin dhe pa të tjerët”, ka deklaruar ai në Info10 të Kanal10.

Më tutje ai tha se edhe më parë ka jetuar në Suedi, por që sipas tij për shkak të disa atentateve që i janë bërë në këtë shtet, ai e kishte zgjedhur Kosovën për të jetuar.

“Unë kam qenë edhe më parë në Suedi. Familjen e kam këtu. Unë kam pasur atentate të ndryshme në Suedi. E kam pasur një të tmerrshëm dhe e kam ndi veten të rrezikuar që të jetojë këtu,. Jam kthyer në Kosovë por nuk më doli mirë. Edhe pranvera u vonua e lulet nuk po çelin. Pa presidentin Thaçi nuk ka pranverë”, ka thënë Drenica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitin e kaluar ishte një nga “vaksinat premtuese” të para.…