Hisen Berisha: Liderët e UÇK-së u tradhtuan nga institucionet dhe aleatët, por edhe nga ne, bashkëluftëtarët
Gjenerali Hisen Berisha ka reaguar në gjashtëvjetorin e shkuarjes në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka shprehur zhgënjimin e tij si bashkëluftëtar, duke thënë se liderët e UÇK-së janë tradhtuar nga mekanizmat të cilëve u kishin besuar, përfshirë ligjin, institucionet dhe aleatët.
Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj bashkëluftëtarëve, duke thënë se edhe ata kanë përgjegjësi, pasi kanë lejuar që ish-krerët e UÇK-së të tradhtohen nga partitë politike dhe institucionet e Kosovës, përkatësisht Qeveria dhe Kuvendi.
“Liderët e UÇK-së të tradhtuar nga mekanizmat të cilëve u besuan: ligji, institucionet dhe aleatët. Të tradhtuar edhe nga ne, ‘vëllezërit e armës’, që u mashtruam dhe lejuam që ata të tradhtoheshin nga partitë politike dhe institucionet e Kosovës: Qeveria dhe Kuvendi”, ka shkruar Berisha.



