Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci mirëpritet në Trier të Gjermanisë nga kryetari i komunës, Wolfram Leibe

05 nëntor 2026 | 12:05

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, është pritur në Trier nga kryetari i kësaj komune, Wolfram Leibe.

Diskutimi u zhvillua në frymë shumë miqësore, me fokus në qeverisjen lokale, me ç’rast ata shprehën vullnetin e dyanshëm për binjakëzim mes Komunës së Mitrovicës dhe asaj të Trierit.

Kryetari Faton Peci është shprehur falënderues ndaj shtetit gjerman për kontributin ndaj Kosovës dhe mbështetjen e saj drejt integrimit evropian.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), i cili…