Cramon i reagon Borrellit: BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar

14 tetor 2021 | 00:05

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell pas deklaratës së tij për aksionin kundër kontrabandës në disa pjesë të Kosovës, përfshirë veriun e Mitrovicës.

“Ju lutem, kritikoni shtetet ku nuk zbatohet sundimi i ligjit. BE-ja duhet t’i mbështesë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që e bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë”, ka shkruar ajo në “Twitter”,  ku edhe e ka rishpërndarë postimin e Borrellit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe disa të…