Vrau disa persona, ky është autori i sulmit me shigjeta në Norvegji  

13 tetor 2021 | 23:21

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me shigjeta mbrëmjen e së mërkurës në Norvegji.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Kongsbergut ndërsa sipas raportimeve është identifikuar edhe autori. Mediat në Norvegji raportojnë se bëhet fjalë për Reiner Winklarson, i cili është vënë në pranga.

Motivet për sulmin, që ndodhi në vendndodhje të ndryshme të qendrës së qytetit me 28,000 banorë mbeten ende të paqarta.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe nuk dihet ende në çfarë gjendjeje shëndetësore janë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq javën e ardhshme…