Cramoni: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën dështim i BE-së, frustrues qëndrimi i Francës

03 nëntor 2022 | 11:56

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është shumë frustruese që Franca dhe disa vende të tjera të BE-së, akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës.

Ndër tjerash, Viola von Cramon,  mosliberalizimin e vizave për Kosovën e cilësoi një dështim të Bashkimit Evropian, përderisa Kosova i ka plotësuar kushtet tash e pesë vite më parë.

“Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”/

“Për mua demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji. Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE të reformohet”, ka thënë von Cramon, raporton  “DW”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë janë mësuar 16 klubet që do të luajnë në…