Cristiano Ronaldo arrin një super rekord në Instagram, gati ia kalon edhe vet Instagramit

29 janar 2020 | 10:30

Që prej tetorit të vitit 2018, kur Cristiano Ronaldo rrëzoi nga froni i njeriut më të ndjekur në Instagram Selena Gomez, llogaria e futbollistit vetëm rritej në numër.

Sot (e mërkurë, 29 janar) Cristiano theu një tjetër rekord duke grumbulluar plot 200 milionë ndjekës në Instagram.

Në shkurt të 2016-s, Cristiano u bë i pari sportist që kishte 200 milionë ndjekës në total, referuar të gjitha platformave të rrjeteve sociale.

Katër vite më vonë, 200 milionë ndjekës i numëron vetëm në Instagram, duke u bërë kështu një nga njerëzit më me ndikim në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mësuar identiteti i të dyshuarit për rastin e rendë…