Cristiano Ronaldo “dhunon” gruan, fëmijët mbrojnë të ëmën

18 maj 2020 | 10:02

I rikthyer në Itali pas disa muajsh qëndrimi në Portugali, Cristiano Ronaldo, sipas ligjit të vendosur këtë kohë pandemie, i është nënshtruar një karantine 14 ditore së bashku me familjen. Ndonëse Cristiano ka munguar në fushat e blerta, në rrjete sociale ai dhe partnerja Georgina Rodriguez kanë qenë mjaft aktivë.

Një video tejet interesante është postuar në “Instagramin” e bukuroshes spanjolle, e në të shihet ylli portugez së bashku me dy vajzat dhe djalin e vogël. Për ta parë reagimin e të vegjëlve të tyre, Ronaldo e Georgina realizuan një lojë për ta.

CR7 shtirej sikur po dhunonte Georginën dhe kjo e fundit bërtiste në kërkim të ndihmës. Në këtë moment reagojnë të vegjlit, të cilët mundohen në çdo mënyrë të shpëtojnë atë nga Cristiano.

https://www.instagram.com/p/CAS490WqmPz/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar mbi 90 000 numri i viktimave të koronavirusit…