Cristiano Ronaldo, mes topave për reklamën e të brendshmeve (Foto)

13 shtator 2018 | 17:27

Ai kurrë nuk ka pasur frikë të tregoj fizikun e tonifikuar.

Cristiano Ronaldo ka ‘ndezur’ fansat e tij me anë të fotove për linjën e të brendshmeve CR7, në pronësi të tij, duke treguar foto sexy, ku futbollisti shfaqet i shtrirë mbi disa topa të vegjël, i veshur vetëm me të brendshme.

33-vjeçari, futbollist i Juventusit ka preferuar të pozojë në këtë mënyrë, pasi, siç ka pranuar ylli i sportit, donte të tregonte anën e ndritshme dhe zbavitëse të tij.

Në foto, Ronaldo mund të shihet që pozon me krahët ngritur sipër kokës, duke treguar çdo muskul dhe fibër të trupit të tij të admirueshëm. (oranews.tv)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë të enjten prezantimin…