Cuadrado kalon Covidin

20 janar 2021 | 13:46

Futbollisti Juan Cuadrado është shëruar nga koronavirusi dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit për ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Napolit që zhvillohet prej orës 21:00 në “Mapei Stadium”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra e Juventusit në faqen zyrtare duke bërë të ditur se futbollisti do të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo.

Cuadrado ka rezultuar negativ në dy testet e fundit dhe i ka dhënë fund vet-izolimit për t’iu bashkuar tashmë pjesës tjetër të ekipit. Kolumbiani i ka munguar Juventusit në tri ndeshjet e fundit kampionale për shkak të koronavirusit derisa ende mbeten te infektuar Alex Sandro e Matthijs De Ligt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan në largim, Donald Trump, shpalli faljen për 73…