Curry: Kemi fituar edhe pa Durantin

22 gusht 2019 | 12:07

Stephen Curry beson se skuadra e Golden States do të dijë si të jetë sërish protagoniste sezonin e ri në NBA, pavarësisht largimit të Kevin Durantit.

“Jemi entuziastë për faktin se lojtarë të rinj kanë ardhur në ekipin tonë këtë sezon. Ata do të kenë një mundësi të artë pranë nesh për t’i treguar vlerat e tyre. Madje ata mund ta bëjnë dallimin në fushë. Ne e dimë se si fitohet, kemi gati pesë vjet që jemi në elitën e NBA-së. Thjesht këtë gjë do ta bëjmë në një mënyrë tjetër”, ka thënë Curry.

“Durant? Tani luan në një ekip tjetër. Është një kampion i madh, na ka ndihmuar shumë dhe i uroj shërim të shpejtë. Pavarësisht se ai u largua, ne do të fitojmë pasi këtë gjë e kemi bërë edhe para se të vinte ai”, ka shtuar Curry.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) është kundër bërjes së çdo ftese të…