Daci: E meta më e madhe e dialogut, mospërfshirja e LDK-së (Video)

10 shkurt 2019 | 12:42

Ani pse e ka konsideruar veprim të mirë formimin e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë që në pamje optike ky dialogim nuk është i pëlqyeshëm dhe duket sikur në “kohën e fiseve”.

Sipas tij, e meta më e madhe në ketë proces është mungesa e LDK-së në dialog. Daci ka thënë se këtij procesi do të duhej ti printe LDK.

Në një intervistë për “Kosovapress”, akademik Daci ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve, që sipas tij, tani duhet të shfrytëzohet momentumi për t’ia bashkuar Kosovës Luginën, në të kundërtën, mund të mos ketë më një shans të dytë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, e…