
Daçiqi: Mora garanci nga ShBA-ja se asociacioni duhet të formohet
Kryediplomati i Serbisë, Ivica Daçiq, ka zhvilluar disa takimet gjatë qëndrimit të tij në Uashington.
Për këto takime ka Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë duke treguar për takimet që Daçiq ka zhvilluar me Derek Chollet dhe Gabiriel Escobar.
Siç është thënë në njoftimin e kësaj ministrie, Daçiqi ka marrë sigurinë e ShBA-së se “besojnë që asociacioni duhet të formohet” dhe se amerikanët “vlerësojnë shumë pozicionin konstruktiv të Serbisë në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd”.
Në fotografitë e publikuara, Daçiq shihet që ia ka bërë një dhuratë emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Summarizing successful meetings with @StateDept officials, DPM/FM #Dacic emphasized he received assurances that the #US 🇺🇲 beleives the CSM must be formed and that they highly value Serbia's constructive position within the Belgrade-Pristina #dialogue. pic.twitter.com/wILtgnk6nt
— MFA of Serbia (@MFASerbia) February 2, 2023