Visoka nuk është më trajner i Flamurtarit

02 shkurt 2023 | 15:11

Megzon Visoka ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të Flamurtarit. Njoftimin e bëri të ditur klubi kryeqytetas në faqen zyrtare në “Facebook”.

“KF Flamurtari njofton se kryetrajneri i deri tanishëm Megzon Visoka ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit. Klubi e falënderon për punën e bërë deri më tani dhe njëkohësisht i uron shëndet e suksese në vazhdim. Pas kësaj, klubi do të bëjë vlerësimet e nevojshme dhe në ditët në vazhdim do të njoftoheni për zhvillimet në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…