Daçiqi raportohet se mund të emërohet kryeministër i Serbisë

07 qershor 2023 | 11:29

Kryeministrja Ana Brnabiq prej ditësh ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje dhe nëse kjo ndodh realisht, ministri i Jashtëm dhe kreu i SPS-së, Ivica Daçiq raportohet se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Serbisë, mëson “Nova.rs”

Vuçiqi dhe Daçiqi kanë pasur një takim dje, të cilin kryetari i SPS-së e ka vlerësuar si “shumë të mirë”. Të dy kanë ndarë informacionin për atë takim në “Instagram”.

“Uniteti kombëtar dhe stabiliteti politik janë interesat më të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore. Një bisedë shumë e mirë me presidentin Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Daçiq në “Instagram”.

Ndërsa Vuçiqi ka deklaruar se ka pasur një bisedë me kreun e SPS-së “për të ardhmen e Serbisë, planet, programet dhe masat e përbashkëta”.

“Nesër mbrëma do të prezantojmë një pjesë të asaj për të cilën kemi punuar shumë me javë të tëra”, ka thënë ai.

Nuk përjashtohet që mazhoranca të vendosë për zgjedhje të posaçme, por sipas informacioneve të “Nova.rs”, rindërtimi i qeverisë është një opsion më real në këtë moment.

Gjithashtu spekulohet se ardhja e Daçiqit në krye të qeverisë do të shërbente edhe si një argument i mirë për anëtarësimin në “Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin” të Vuçiqit, pasi një pjesë e socialistëve janë kundër anëtarësimit në atë organizatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak…