Daçiqi: ShBA-ja na do si partner kyç, por na kushtëzon me Kosovën

23 shkurt 2024 | 12:54

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ShBA-ja po përpiqet të jetë partner kyç i Serbisë, por se kushti për këtë është që Beogradi zyrtar të pajtohet me qëndrimin e tyre për Kosovën.

Daçiqi beson se udhëheqja e vendit në atë drejtim do të shkaktonte pakënaqësi të madhe te qytetarët e Serbisë

“Nuk kontestohet që ShBA-ja do që ne të jemi partneri kryesor i tyre, por me kusht që të pajtohemi me qëndrimin e tyre për Kosovën. Na thonë të mos flasim për të kaluarën dhe duhet të themi në rregull. Që Vuçiqi të thotë se nuk do të merremi me Kosovën, do ta njohim, do ta lëmë në OKB, edhe do të ishim lider. Dhe populli ynë do të na mallkonte”, ka thënë Daçiqi për “Kurir”-in.

Ai ka thënë se Perëndimi “nuk ka mekanizma” për të bërë presion ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por ka për të hetuar zgjedhjet në Serbi.

Daçiqi ka folur edhe për opozitën atje, duke thënë se me sjelljet e tyre po e dëmtojnë Serbinë.

Ai ka vlerësuar se me sjelljet e tyre, opozita në Serbi po i ofron përkrahje Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Bilalli-Zendeli Bujar Osmanin e kam njohur nga ekranet televizive.…