NJË SHKRIM PËR DR. BUJAR OSMANI

23 shkurt 2024 | 12:52

Arta Bilalli-Zendeli

Bujar Osmanin e kam njohur nga ekranet televizive. E mbaj mend se ishte fare i ri atëherë por rrezatonte maturi, seriozitet dhe intelekt të rrallë.
Ai mbajti disa pozicione të rëndësishme shtetërore, nga më të lartat, por, sipas meje kurrë nuk pushoi së rrezatuari maturi, seriozitet dhe intelekt të rrallë.
Nga viti 2020, e njoha më shumë dhe përveç tre cilësive: maturinë, seriozitetin dhe intelektin e rrallë, tek Bujar Osmani njoha edhe një bashkëpunëtor i cili çdoherë ishte në gjendje t’ju përgjigjej kërkesave të ndryshme që ia drejtoja për bashkëqytetarë tanë, sidomos nga diaspora dhe këtë e bënte me një lehtësi e shpejtësi, sa që nuk ngurrova kurrë t’i drejtohem për nevoja e kërkesa të ndryshme të qytetarëve, që m’i adresonin mua e të cilat duhej të realizohen nga shërbimet e digasterit që ai e drejtonte.
Më kujtohet se në vitin 2020, kur mbajta fjalimin afirmativ për Qeverinë e RMV- së, përveç dy ministrave tjerë (Fatmir Besimi dhe Naser Nuredini) pata zgjedhur të flas edhe për Bujarin dhe ndër të tjera pata thënë: “Një mjek i cili për një kohë fare të shkurtë i mësoi dhe kuptoi proceset euro-integruese më mirë se ata që tërë jetën janë marrë me to.” Dhe nuk kam gabuar sepse ai punoi fort dhe Maqedonia e Veriut bëri hapa krucial drejt Bashkimit Europian në kohën kur ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme.


Nuk dua të ndalem te arritjet dhe standardet tjera që i vendosi gjatë menaxhimit të tij, jo vetëm me MPJ por edhe me OSBE-në sepse janë fakte notore që edhe kundërshtarët më të mëdhenj ia njohin!
Bujar Osmani, poashtu është edhe përkrahës apo suportues i jashtëzakontë. Pasi që, unë, përveç deputete e Kuvendit u zgjodha edhe përfaqësuese e RMV-së në Asamblenë Parlamentare të NATO- s dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, më kujtohet se sa herë që kisha paraqitje më delikate të lidhura me interesat shtetërore dhe të rajonit, preferoja ta konsultoj. E në raste të tilla, përgjigjej me “shpejtësinë e dritës” vetëm e vetëm që një bashkëkombase, bashkëpartiake e tij të jetë e të del sa më mirë. (Kam dhe dëshmitarë për këto të fundit.) Publikisht i shpreh faleminderimet e mia!
Poashtu, jo rrallë herë e kam komunikuar për paraqitje të ndryshme mediatike dhe reagimi ka qenë “me shpejtësinë e dritës” duke më bindur se përkrahja dhe suporti janë cilësi që e karakterizojnë dhe njëherit edhe e kanë madhështuar ndër vite para syve të të gjithë atyre që kanë qenë bashkëpunëtor të tij.
Tani, po vendos nënshkrimin tim në drejtim të përkrahjes së kandidaturës së tij për President dhe kam vetëm një porosi (që jam e bindur se do të pajtohet): mbaje maturinë, seriozitetin dhe përkrahjen e bashkëpunimin kurse sa për intelektin, ndaj mendimin se e posedon dhe do ta shfrytëzosh përsëri në mënyrë të matur, serioze dhe bashkëpunuese!
Me #BujarOsmani n ✅

Më se sinqerisht,
Gostivar, 23 Shkurt 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e 19-vjeçares Hygerta…