Daçiqi thotë se dialogu nuk varet nga Kurti dhe Osmani

07 prill 2021 | 11:27

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk varet nga kryeministri Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se dialogu për Kurtin dhe Osmanin nënkupton njohje të Kosovës nga Serbia.

Këto deklarata Daçiqi i ka bërë në një intervistë të dhënë për “TV Pink”, ku ka folur edhe rreth marrëveshjes së Brukselit.

Daçiqi ka thënë se për çfarë dialogu mund të flitet , nëse Kosova nuk e respekton marrëveshjen e Brukselit.

“Çfarë dialogu është ai, nëse ata nuk e njohin marrëveshjen”, ka thënë Daçiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Artan Behrami Pozita ndërkombëtare e Kosovës, që nga shpallja…