Daçiqi thotë se ka probleme të mëdha në Këshillin e Sigurimit rreth sesionit për Kosovën

07 shkurt 2019 | 10:30

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ka probleme të mëdha në Këshillin e Sigurimit, që një numër vendesh kundërshtojnë fuqishëm mbajtjen e takimeve mbi Kosovën një herë në tre muaj.

Mbetet e paqartë nëse do të mbahet seanca e sotme.

Pesë vende që nuk e kanë njohur Kosovën këmbëngulin që sesioni për Kosovën të mbahet. Në raportin e rregullt mbi Kosovën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ai i ka kërkuar krerëve të të dyja vendeve që të përmbahen nga lëvizjet që mund të rrezikojnë më tej situatën në terren.

Sipas tij, problemi më i madh në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë është taksa prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, e vendosur në nëntor nga autoritetet e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Raporti i ri i OKB-së mbi Kosovën i është dorëzuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në një kohë kur ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë në rendin e ditës së mbajtjes së sesionit të veçantë për shkak të kundërshtisë që ka ardhur nga vendet perëndimore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane do të blejë sistemin mbrojtës raketor të cilin…