Daçiqi thotë se Vuçiqi e ka gati raportin për Kosovën

21 qershor 2021 | 13:58

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, do të paraqesë një raport mbi Kosovën të hënën para përfaqësuesve të partive joparlamentare, të cilat marrin pjesë në dialogun ndërpartiak.

Në një deklaratë për “Tanjug”-un, Daçiqi ka vlerësuar se ky është një kontribut në unitetin e përgjithshëm të shtetit.

Edhe para shkuarjes në Bruksel ku është takuar për herë të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 15 qershor, Vuçiqi kishte njoftuar se do t’iu drejtohet deputetëve rreth të njëjtës temë në një seancë e cila do të mbahet më 22 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt lidhur me rastin e vjedhjes në kishën…