Dafina Zeqiri i bëhet krah fuqizimit ekonomik të Grave të mbijetuara të dhunës

01 dhjetor 2021 | 12:31

Dafina Zeqiri pritet që të jetë një avokuese e grave të mbijetuara të dhunës

Ajo është njëra prej këngëtarëve kosovare që ka pasur angazhimin më të madh të saj gjatë këtij viti.

Albume, këngë dhe videoklipe – kështu mund të konsiderohet viti 2021 për këngëtaren Dafina Zeqiri, e tashmë në fundvit do i hyjë edhe një pune tjetër

Ajo pritet që të jetë avokuese për fuqizimin ekonomik të Grave të mbijetuara të dhunës në Kosovë.

“Këtë vit kam vendosur të përkrahë fuqizimin ekonomik të grave të mbijetuara të dhunës. Me këtë rast këto gra i kanë përgatitur me punë dore kapela dhe jelekët me ngjyrë portokalli (simbol i kësaj fushate) ?”, ka shkruar ajo.

“Përfitimi monetarë i të cilave do t’i dhurohet grave të mbijetuara të dhunës dhe atyre nga grupet e margjinalizuara në zonat e rurale të Kosovës”, ka përfunduar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari i…