Dagz “harron” gjithë pakënaqësitë, së bashku me Donaldin në një koncert

25 mars 2022 | 11:16

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” janë krijuar shumë miqësi të cilat disa kanë vazhduar ndërsa disa të tjera jo. Miqësia e Donaldit me DJ Dagz-in dhe DJ PM-in ka qenë një ndër më të mirat brenda shtëpisë duke i ofruar publikut shumë momente humori.

Por kjo miqësi u duk sikur nuk zgjati shumë mes DJ Dagz-it dhe Donaldit, pasi ky i fundit e çoi në nominim ish-banorin, i cili më pas la shtëpinë e “BBV”.

Ky largim i tij solli debate midis Donaldit dhe Einxhel, ndërsa gjatë kësaj periudhe Dagz dha një deklaratë ku tha se do të sillej njësoj si ajo, ndoshta dhe më keq.

Debatet e Einxhel dhe Donaldit nuk munguan asnjë moment në shtëpi, por gjërat ndryshuan disi ditët e fundit.

Ata do të mbajnë ditën e nesërme një koncert në Kosovë, për herë të parë bashkë ku me sa duket kanë vendosur të lënë gjithçka pas.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kim Kardashian nuk ndalon së postuari foto me SKIMS dhe…