Daja prezantohet si trajner i ri i Partizanit

10 gusht 2020 | 11:45

Klubi i Futbollit Partizani, ka zyrtarizuar Ilir Dajën si trajner të ri i skuadrës.

Daja mbylli bashkëpunimin me klubin e Skënderbeut përpara se klubi korçar të mësonte vendimin e Gjykatës Federale për heqjen ose të dënimit 10-vjeçar nga UEFA.

Tekniku kryeqytetas u shpreh se ka ardhur për të sjellë te të kuqtë mentalitetin fitues që e ka zbatuar në çdo klub që ka drejtuar.

“Kam një karrierë 25-vjeçare. Është një dozë emocionale e madhe kur vjen te një klub i madh. Shoh që ka shumë gazetarë. Kur ka kaq shumë pritshmëri nga gazetarët, imagjinoni tifozët. Partizani është vlerësim, por dhe përgjegjësi. Është klubi me shumë trofe në futbollin shqiptar. Është një ekip që gjithmonë pritshmëria ka qenë e madhe. Presioni për të arritur nivelet maksimale ka qenë prezent. Do të mundohemi të gjithë bashkë, çelësi i suksesit është bashkëpunimi”, ka thwnw Daja.

“Këtë presion të klubeve të mëdha ta kanalizojmë në sukses. Jam i gëzuar që m’u besua mua ky projekt. Falënderoj presidentin dhe drejtorin. Po të shihni investimin modern e kuptoni që nuk është një projekt sot për sot, por dhe për të ardhmen. E para te Skënderbeu kalova shumë sukses. Ka pasur sukses në kampionatin shqiptar. Nuk është problem i madh që lëviz sepse në çdo klub dua të marr maksimumin. Këtë do të bëj dhe te Partizani. Te çdo klub kam fituar respektin e tifozëve, por dhe të kundërshtarëve. Ky jam unë. Në historinë e futbollit shqiptar kam fituar 3 kampionate me 3 ekipe të ndryshme. Jam i vetmi trajner që kam drejtuar të 3 ekipet të kryeqytetit. Trajneri është tifoz me ekipin që drejton. Energjitë duhen të përqendrohen. Mentalitetli i fituesit duhet të përçohet kudo. Të marrim dhe trofe të tjerë në futbollin shqiptar”, ka shtuar ai.

“Secili klub ka pjesën e vet individuale. Unë dua që Partizani që ka fituar 16 herë dua të vazhdoj edhe këtë sezon. Partizani ka pritshmëri maksimale. E dëgjova drejtorin me vëmendje. Do të dalim me objektiv konkret kur të fillojë kampionati. Ky vit ka qenë i paparashikueshëm. Duhet të shprehem mirë në lojë në maksimum. Po t’i marrim gjërat hap pas hapi është më mirë të realizojmë objektivat afatshkurtër para atij afatgjatë”, u shpreh Daja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot…