Veliu: Pjesëtarët e policisë të kompensohen dhe stimulohen për punë

10 gusht 2020 | 11:43

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona  Kamberi, me të cilën ka diskutuar  për kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në menaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, Veliu ka shkruar se në takim ka theksuar përpjekjen maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Postimi i plotë i Veliut:

Sot prita në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan.

Diskutuam për kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19

Theksova përkrahjen e fuqishme për Policinë e Kosovës dhe përpjekjen maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll, SC Gjilani, ka mësuar…