Sherifi: Kemi ekip të mirë për kalim tutje në Ligën e Evropës

10 gusht 2020 | 11:38

Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll, SC Gjilani, ka mësuar kundërshtarin e parë në Ligën e Evropës, e cila është Tre Penne nga San Marino.

Drejtori sportiv i ‘Skifterave’, Sallah Sherifi, ka thënë për “klankosova.tv” se është optimist për kualifikim në raundin tjetër. “Do të jetë një përvojë e re për ne pasi do të luajmë për herë të parë një ndeshje të tillë dhe ne nga tani si ekip do të marrim informacione për skuadrën kundërshtare. Mendoj se kemi ekip të mirë për kualifikim në raundin tjetër, ku pres nga shtabi teknik ta përgatisë sa më mirë ekipin për këtë takim”, ka thënë Sherifi.

Tre Penne – Gjilani zhvillohet më 20 gusht në San Marino dhe fituesi i këtij takimi kalon në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dalë kundër mbajtjes…